FOTOT/ Aksident në Korçë, makina përplas motorin pranë karburantit! Dyshohet për një viktimë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.
Bëhet me dije paraprakisht një mjet ka përplasur një motor dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.
Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me ambulancën.
Hetimet janë ende aktive për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit, teksa po hetohet edhe drejtuesi i veturës që e përplasi.




