Thu, Dec 25, 2025

Do marrë pjesë në seancën në Kushtetuese, Erion Veliaj lë burgun, nën masa të rrepta sigurie niset drejt Tiranës

Do marrë pjesë në seancën në Kushtetuese, Erion Veliaj lë burgun, nën masa të rrepta sigurie niset drejt Tiranës
  • PublishedOctober 31, 2025

Ish kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e qelisë në burgun e Durrësit dhe është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra.


Në masa të rrepta sigurie Veliaj është nisur me furgonin e policisë, i shoqëruar edhe nga efektivë të burgjeve.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese njoftoi më herët praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij.

Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur  me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti i Presidentit u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.