Fri, Oct 31, 2025

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Më është mohuar e drejta për të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak! Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut, nuk mora ftesë për prezencë

  • PublishedOctober 31, 2025

Nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet animimi i Erion Veliajt tij për kundërshtim të shkarkimit të tij nga detyra e kryetarit të bashkisë Tiranë, Veliaj tha se nuk ka marrë asnjë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai tha se nuk u njoftua se do të zhvillohej mbledhje për shkarkimin e tij, që sipas tij është në shkelje të ligjit.

Erion Veliaj: në 10 vite të eksperiencës time si kryetar i bashkisë Tiranë ka dy mënyra se si thirret Këshilli Bashkiak, ose e thërret kryetari i bashkisë, ose e thërret këshilli. Kur e thërret këshilli, këshilli duhet të ftojë kryetarin dhe kur e thërret kryetari, kryetari duhet të ftojë Këshillin.

Nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli, por nga sekretari i këshillit që nuk është anëtar i këshillit bashkiak dhe nuk është autorizuar nga Këshilli. Këshilli duhet të votonte për këtë ftesë. Sekretari i këshillit nuk është as i zgjedhur për këtë ftesë.

Të shohësh nga televizori i burgut që po mblidhet Këshilli bashkiak i Tiranës…unë nuk kam parë një eficencë me 8 vendime administrative brenda 8 orëve në datën 24.  Më është mohuar ftesa, njoftimi e drejta për të qenë aty.