Fri, Oct 31, 2025

NBA/ Të pandalshëm, vijon ecuria pozitive për Oklahoma-n dhe Spurs, Milwakee mund Golden State

  • PublishedOctober 31, 2025

Oklahoma kampione në fuqi në NBA vazhdon të dominojë edhe këtë sezon, duke korrur sot fitoren e gjashtë radhazi (ende asnjë humbje). Skuadra e Thunder mundi 127-108 Washington, ku si gjithnjë protagonist ishte Alexander Shai, me 31 pikë. Vazhdon të surprizojë San Antonio, që ashtu si Oklahoma është i pamposhtur. Spurs fituan  107-101 ndaj Miami, në një ndeshje me rivalitet. Tjetër ndeshje e mirë e gjigandit Wembanyama, që realizoi 27 pikë e 18 rebound.

Dhimbja në gju ndaloi Giannis Antetokounmpo-n vetëm pak minuta përpara ndeshjes me Golden State, por nuk frenoi Milwaukee që merrte një fitore me shumë rëndësi për moralin e grupit me shifrat 120-110.

Në mungesë të liderit grek për ekipin nga Wisconsin shkëlqeu Ryan Rollins me 32 pikë. Ndërsa kontribut të madh dha edhe stoli me 38 pikë.

Ndërsa nga ana tjetër ekipi kalifornian nuk ishte në mbrëmje të mirë me vetëmm Steph Curry (27 pikë), Jonathan Kuminga (24 pikë) dhe Jimmy Butler (23 pikë), të cilët mbyllën ndeshjen me numra dyshifrore. Sa u përket lojtarëve të stoli kontributi ishte i vogël me vetëm 29 pikë.