Fri, Oct 31, 2025

Ndahet nga jeta ish-kryemininistri dhe lideri i PS-së, Fatos Nano

  • PublishedOctober 31, 2025

Ish-kryemininistri dhe lideri i PS-së, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Fatos Nano ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë ditën

Kujtojmë që ish-kryeministri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Më 12 Shtator 2024, iu është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë.

Gjithashtu Fatos Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital privat, në vitin 2023, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar.

Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë  u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë.