“Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë”- Agron Duka reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte!
Kreu i PAA-së Agron Duka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Duka vlerëson figurën e Nanos, si një njeri me zgjuarsi të lindur dhe të thellë në dituri.
Më tej, Duka shton se Nano nuk dinte të hakmerrej, por të falte.
Postimi i Dukës:
Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja.
Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.
Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit. Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.
Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai.
U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës!
