Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj
Cardi B ka habitur ndjekësit e saj me një deklaratë të pazakontë gjatë një transmetimi “live” në Instagram. Ajo pranoi se nuk i ka larë flokët e saj natyralë për muaj të tërë.
“Nuk i kam larë për rreth dy muaj,” – tha ajo me të qeshur, por më pas shtoi se mund të jenë bërë edhe tre.
“Ka gjasa që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, mushkonjave, gjithçka këtu brenda,” – shtoi Cardi me humor, duke treguar në kokë.
Në të njëjtin transmetim, reperja 33-vjeçare zbuloi se planifikon të kujdeset për flokët e saj pas kësaj periudhe:
“Do ta vajos skalpin, nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë, do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”
Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetin X (ish-Twitter), ku përdoruesit reaguan me habi dhe ironi. Disa e kritikuan për mungesë higjiene, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet duke e konsideruar si një “moment tipik Cardi”.
Ndërkohë, edhe ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, ka folur hapur për ndarjen e tyre. Në një intervistë për emisionin “Baby, This Is Keke Palmer”, ai pranoi se tradhtia dhe gabimet e tij ishin ndër arsyet kryesore që çuan në fundin e martesës shtatëvjeçare me Cardi-n.
“Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime,” – u shpreh ai, duke shtuar se edhe Cardi kishte pjesën e saj të përgjegjësisë.
Revelimet e të dyve kanë ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale, ku fansat pyesin nëse kjo periudhë reflektimi mund të çojë në një ribashkim mes çiftit më të përfolur të industrisë së hip-hopit.
 
                        
 
						 
						 
						 
						 
						 
						