Sat, Nov 1, 2025

VIDEOLAJM/ Erion Veliaj del nga Gjykata Kushtetuese me pranga në duar, i drejtohet përkrahësve: Ju dua shumë!

  • PublishedOctober 31, 2025

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është larguar nga Gjykata Kushtetuese pas shumë orësh seancë, ku është diskutuar mbi ankimimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Teksa dilte nga Kushtetuesja me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policia, Veliaj i është drejtuar mbështetësve të tij duke i thënë “ju dua shumë”.

“Ju dua shumë”, tha Veliaj jashtë Gjykatës, ndërsa ata ia kthyer “forca kryetar”.

Kujtojmë se Erion Veliaj është shfaqur sot publikisht për herë të parë që pas 10 shkurtit kur edhe u arrestua.

Veliaj u nis nga burgu i Durresit, rreth ores 09:00 i shoqëruar nga forca policie dhe mbërriti në ambientet e gjykates në oren 09:30. Ai u largua nga GJK mbrëmjen e sotme për t’u rithkthyer në qeli rreth orës 17:00.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti i Presidentit u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.