Sat, Nov 1, 2025

Broja nuk bind trajnerin e Burnley, sulmuesi kuqezi “ngroh” stolin

  • PublishedNovember 1, 2025

Burnley pret në shtëpi Arsenalin, në ndeshjen e Premier League.

Edhe për këtë takim, trajneri i Burnley, Scott Parker ka vendosur që të lërë në pankinë Armando Brojën. Ashtu sikurse edhe në ndeshjet e tjera, edhe për këtë sfidë, Parker ka preferuar alternativa të tjera për sulmin.

Broja po has vështirësi te skuadra e re dhe deri më tani, është aktivizuar në vetëm 3 sfida.

24-vjeçari nuk ka lënë ende gjurmë me ekipin e ri, në të cilin u transferua në verë.