Sat, Nov 1, 2025

Skandali i racizmit shpërthen në botën e bukurisë: Huda Beauty ndërpret menjëherë bashkëpunimin me Huda Mustafa

  • PublishedNovember 1, 2025

Një prej bashkëpunimeve më të bujshme të botës së bukurisë ka përfunduar në mes të një polemike të madhe. Brendi i famshëm “Huda Beauty” ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve me ish-konkurenten e “Love Island USA”, Huda Mustafa, pas një incidenti të rëndë në rrjetet sociale, ku ajo u akuzua për miratim të një termi racor.

Ngjarja nisi me një video që u bë virale në platformën “X” (Twitter), ku Mustafa shihet duke qeshur gjatë një bisede live në Instagram, ndërkohë që një zë tjetër përdor një fjalë raciste ndaj konkurrentes së saj, Olandria Carthen. Mungesa e reagimit nga Mustafa u pa si një miratim i ofendimit dhe shkaktoi zemërim tek ndjekësit.

Pas reagimeve të ashpra të publikut, kompania “Huda Beauty” shpalli se bashkëpunimi me Mustafën do të ndërpritej menjëherë, duke theksuar se sjellja e saj nuk përputhej me vlerat e markës. Të gjitha përmbajtjet që lidhen me Mustafën do të fshihen nga platformat dhe dyqanet e brendit.

Huda Mustafa publikoi një kërkesë falje, duke pranuar se reagimi i saj ishte “i papërshtatshëm” dhe se nuk mbështet racizmin. Ajo gjithashtu njoftoi një donacion për organizatën amerikane NAACP, që lufton diskriminimin racial.

Nga ana tjetër, Olandria Carthen reagoi ashpër, duke theksuar se heshtja është pjesë e problemit dhe se për të flasur është minimumi i nevojshëm.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen ndaj përgjegjësisë sociale të influencuesve dhe kompanive në epokën e rrjeteve sociale, duke lënë një hije të madhe mbi imazhin e brendit “Huda”.