VIDEO/ Gol në Ukrainë, ish-lojtari i Partizanit shndërrohet në protagonist
Tedi Cara është rikthyer te goli me Oleksandrijën në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit zhbllokoi sfidën në transfertën e Kolos Kovalivkas.
Ishte minuta e 31-të, kur Cara përshëndeti rrjetën. Për 25-vjeçarin është goli i katërt në këtë sezon, që po rezulton mjaft i vështirë për Oleksandrijën.
Ish-sulmuesi i “demave” ndodhet sërish në krye të listës së golashënuesve te skuadra e tij. Kujtojmë se Oleksandrija e prezantoi në janarin e këtij vitit, ndërsa kontrata është e vlefshme deri në vitin 2028.
