Mon, Nov 3, 2025

David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

  • PublishedNovember 2, 2025

Pas ndarjes nga Lily Allen, David Harbour ka hapur një kapitull të ri të jetës së tij. Në një intervistë të fundit për Esquire UK, aktori i njohur nga seriali Stranger Things ka reflektuar për jetën dhe gabimet e së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e procesit të rritjes. “Nëse do të mund të ndryshoja diçka, do të ndryshoja gjithçka ose asgjë,” tha Harbour. “Duhet ta pranosh rrugëtimin tënd plotësisht edhe dhimbjen, edhe gabimet. Sepse aty gjenden e vërteta, rritja dhe empatia.”

Ai shtoi gjithashtu se gabimet janë thelbësore për krijimtarinë dhe jetën artistike: “Nëse nuk ke kaluar kurrë asgjë, çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve? Po të kisha pasur një jetë të lehtë e të lumtur, ndoshta s’do të isha më artist.” Harbour ka shprehur dëshirën për të treguar histori më të thella në të ardhmen dhe për të qenë më i përkushtuar ndaj jetës personale, duke i dhënë përparësi njerëzve që i do.

Në shtator, Lily Allen depozitoi kërkesën për divorc pas katër vitesh martesë me aktorin. Këngëtarja e njohur britanike ka përmendur disa tema delikate në albumin e saj të fundit, duke përfshirë akuza për tradhti dhe mungesë besimi në marrëdhënien e tyre. Në këngën “P–sy Palace” dhe “Tennis”, Allen tregon disa momente të dhimbshme dhe shkatërruese të lidhjes së tyre, përfshirë një histori lidhur me një stiliste kostumesh të quajtur Natalie Tippett, me të cilën Harbour kishte punuar më parë në filmin We Have a Ghost.

David Harbour, përkundër sfidave, ka shprehur dëshirën për të mësuar dhe për të ndihmuar ata që i duan, duke u fokusuar më shumë në marrëdhëniet personale dhe artistike.