FOTOLAJM/ Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj në homazhe për Fatos Nanon, PD vendos buqetë me lule në nder të tij
Një tufe me lule u vendos sot nga Partia Demokratike në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, duke shprehur respektin dhe përulësinë e tyre për kontributin e Nanos në politikën shqiptare dhe në historinë e vendit.
Më herët edhe figura të tjera opozitare, si Agron Duka e Fatmir Mediu morën pjesë në homazhet për ish kryeministrin dhe ish liderin e PS, Fatos Nano.
