Gjermania në alarm, arrestohet 22-vjeçari sirian, “Bild”: I lidhur me Shtetin Islamik, do bënte sulm kamikaz në Berlin
Një njësi speciale policore arrestoi një 22-vjeçar sirian në Berlin të shtunën, (1 nëntor), nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist.
Sipas një zëdhënësi të Zyrës së Prokurorit Publik të Berlinit, i arrestuari akuzohet për “përgatitjen e një krimi të rëndë që rrezikon shtetin, me motiv islamist”.
Zyra e prokurorit nuk ka publikuar ende detaje të mëtejshme rreth planeve të Abdullah R., por gazeta “Bild” raporton se objektivi ishte një vendndodhje në Berlin dhe se do të ishte një sulm vetëvrasës (kamikaz).
Në shtëpinë e të arrestuarit u gjetën eksplozivë, të cilët ai i kishte blerë në internet, si dhe prova që tregojnë se ai është mbështetës i “Shtetit Islamik”.
Siriani 22-vjeçar ndodhet në Gjermani që nga viti 2023, me status mbrojtjeje plotësuese.
