Këngëtarja shqiptare surprizon ndjekësit me lajmin e ëmbël të shtatzënisë
Vetëm pak muaj pas dasmës së saj verore, këngëtarja e njohur shqiptare Luar Arani ka ndarë me publikun një tjetër lajm të mrekullueshëm, ajo dhe bashkëshorti i saj, Etjen Ymeraj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni romantike buzë detit, e cila u zhvillua në një atmosferë intime ne bregdet, ku kishte shume ngrohtësi dhe plot harmoni.
Tashmë, pas disa muajsh martesë, Luar ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një tjetër faqe të bukur të jetës. Me një postim artistik në Instagram, ku shihet hija e saj pranë partnerit dhe një palë balona në formë zemre, këngëtarja ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të zbuluar lajmin e shtatzënisë. Mbi foto ajo ka shkruar:
“Pasagjer i ri në bord”, një frazë e shkurtër, por e mbushur me ndjenja.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, kolegë të njohur të skenës muzikore, miq dhe fansa kanë mbushur rrjetet me urime dhe mesazhe dashurie për çiftin.
Ky është padyshim një nga momentet më të lumtura në jetën e Luar Aranit, e cila pas një periudhe të gjatë suksesi në muzikë, po përjeton tani rolin më të bukur, atë të nënës së ardhshme. Artistja ende nuk ka zbuluar gjinine e bebit.
