Rita Ora dhe Yll Limani bashkojnë forcat! Bashkëpunimi i shumëpritur është zyrtarisht rrugës
Një moment në rrjete sociale ka mjaftuar për të ndezur entuziazmin e fansave. Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka ndarë së fundmi në Instagram një bisedë të veçantë me Yll Limanin, duke ngritur menjëherë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm, që tashmë është konfirmuar.
Në një screenshot të publikuar në Instagram Story, Rita zbuloi bisedën e tyre private, pasi të dy ishin bërë miq në rrjet. Ylli i kishte shkruar menjëherë:
“Rita, e dua ‘All Natural’.”
Këngëtarja iu përgjigj;
“Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar.”
Duke mos humbur kohë, Ylli i propozoi me humor:
“Bashkëpunim?”
Dhe përgjigjja e Rites erdhi menjëherë, pa asnjë hezitim:
“Do ta doja këtë.”
![]()
Pas këtij komunikimi që u bë viral në pak orë, labeli i Yll Limanit, Three60 Music, konfirmoi lajmin që fansat po prisnin:
“Sekreti më në fund u zbulua, Rita Ora ft. Yll Limani, së shpejti!”
Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, një ndërthurje mes stilit ndërkombëtar të Ritës dhe ndjeshmërisë së veçantë të Yllit, që pritet të sjellë një hit të verës që do pushtojë listat muzikore.
Fansat kanë shpërthyer në komente dhe reagime pozitive, duke e cilësuar këtë duet si “ëndrrën shqiptare që më në fund po bëhet realitet”.
