Sun, Nov 2, 2025

“Sa të paskan dashur e admiruar edhe ata që të kallën në burg”- Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë që nuk do kishte të paguar

  • PublishedNovember 2, 2025

Kryeministri Edi Rama kujtoi me mall marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë e thellë me ish-kryeministrin, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të tij si një humbje të madhe njerëzore dhe politike.

Në fjalën e tij, ai shtoi me ironi dhe dhimbje se pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, edhe ata që dikur e kishin sulmuar e akuzuar, nuk ngurruan ta shprehnin adhurimin për të.

Rama: I thonë një fjalë, vdis pa të të dua. Sa do të doja i dashur Fatos, të uleshim sonte, në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mesh nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarave dhe të personazheve të ndryshme, ca u tha për ty që kur doli lajmi që ti këtë herë ike përgjithnjë. Po sa të pashkan dashur morë burrë i dheut. Po edhe ata që nuk të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur mezi kishin pritur të tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Deri tek ata që të kallën në burg që të akuzuan si vjedhës dhe erdhën të të vrasin në zyrë dhe të lëshuan mbi fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe vec ta shihje si ti kanë qëndisur aq bukur, fjalët e admiratës së tyre. Plasja me vjen që nuk do jemi sonte në një darke që nuk do kishte të paguar.