Sun, Nov 2, 2025

VIDEO/ Fund thriller në Bentegodi, Interi mund Veronën me një autogol në shtesë

  • PublishedNovember 2, 2025

Inter fiton 1-2 në Bentegodi ndaj Veronës, në një sfidë thriller. U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për mysafirët, sidomos pas golit të shënuar pas çerek ore lojë, por nuk rezultoi kështu.

Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Zielinski gjuajti bukur me të djajthtën, duke dërguar topin në rrjetë.

Vendasit nga Verona u përpoqën që të futeshin në lojë, u shfaqën mjaft të rrezikshëm me kundërsulme dhe ia dolën që të vendosin ekuilibrat.

Ishte Xhovane që ndëshkoi zikaltërit, duke bërë që skuadrat të shkojnë në barazim në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte e një ritmi të lartë dhe me intensitet. Interi gjeti rrugën e rrjetës vetëm në kohën shtesë, atëherë kur pas një krosimi të Barellës, Freze shkakton autogol.

Ekipi i Kristian Kivu renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, 1 pikë larg kreut të klasifikimit.

Në krahun tjetër, Verona është në vendin e 15-të me 5 pikë.