VIDEO/ Ismajli përjeton momentin që nuk e pati kurrë tek Empoli, protagonist në golin që ndryshoi fatin e sfidës së Seria A
Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Torinon në Seria A dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë. Ekipi torinez po sfidon Pizën, ndërsa pjesa e parë u mbyll me barazim 2-2. Ismajli asistoi golin e parë për skuadrën e tij, teksa Kristjan Asllani qëndron i gatshëm në stol.
Torino e pa veten në disavantazh të dy golave pas 29-të minutave lojë. Reagimi erdhi pikërisht në minutën e 42-të, kur Ismajli dha një krosim perfekt në zonë për Simeonen që rihapi ndeshjen.
Goli i barazimit erdhi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Ismajli ndërkohë është rikthyer pikërisht sot si titullar te Torino. Në ndeshjet e mëparshme kishte marrë minuta si zëvendësues, pas rikthimit nga dëmtimi.
Për Ismajlin ishte një asist i veçantë. Kujtojmë se nga Empoli u largua pa dhuruar një të tillë.
Goli i asistuar nga Ismajli: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
