Mon, Nov 3, 2025

Balluku e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, a do të dëgjohet ministrja e Infrastrukturës në Grupin e PS-së? Balla: S’ka bërë kërkesë

  • PublishedNovember 3, 2025

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të ketë një dëgjesë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhje.

Kjo, sipas Ballës, për shkak se nga ana e ministres Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë, nuk ka bërë kërkesë.

“Nuk ka kërkesa të tilla”, u përgjigj Taulant Balla shkurtimisht pyetjes së gazetarëve.

Deklarata:

Grupi PS ka pasur një praktikë që i dëgjonte të akuzuarit e SPAK, keni ndonjë kërkesë ditët e fundit për t’u dëgjuar në Grupin e Parlamentar nga kushdo?

Balla: Qasja jonë është ajo që patë në raportimin e institucioneve të pavarura.

Besoj që dy seanca të ditës së enjte dhe të hënës së kaluar ishin domethënëse për publikun, se si një parti e marrë peng sulmon SPAK, për shkak të dosjeve të Kryetarit. Nuk ka kërkesa të tilla

Edhe Rama sulmoi SPAK kur u arrestua Veliaj

Balla: Unë kam mendimin tim. Javë të mbarë se kemi shumë punë kësaj jave!