Mon, Nov 3, 2025

Ndeshja Dinamo-Teuta si “mallkim”, shtyhet 3 herë në dy fazat e para

  • PublishedNovember 3, 2025

Dinamo do të nisë fazën e dytë të kampionatit kundër Teutës në kuadër të javës së 10 të Superiores.statistikatNdryshe nga faza e parë kur Dinamo e nisi ndaj Vllaznisë, këtë herë do të luhet ndeshja sipas kalendarit të Federatës, megjithëse dy ekipet kanë parë sërish që të shtyhet ndeshja mes tyre. Teuta-Dinamo ishte në javën e parë të kampionatit, mirëpo angazhimi i Dinamos në Kupat e Europës, solli shtyrjen e ndeshjes për t’i dhënë mundësi që të ishte gati për Jagellonian.

Pas eliminimit, u mendua të shfrytëzohej psuhimi i Kombëtareve por Dinamos nuk kishte Alijin dhe Berishën pasi ishin me Shqipërinë dhe Kosovën, teksa as Bozhiqi nuk ishte pjesë e klubit. Diçka e tillë, solli shtyrjen e ndeshjes për herë të dytë, ndërkohë që sfida u luajt në një datë të tretë.

Kjo është hera e tretë që një ndeshje mes këtyre dy skuadrave të shtyhej. Nëse dy herët e para ishte Dinamo arsyeja, këtë herë u bë vendimi për të shpallur zi kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.