Skandal në “Stranger Things”! Millie Bobby Brown akuzon David Harbour për ngacmim dhe bullizëm
Menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të sezonit të pestë dhe të fundit të ” Stranger Things “, Millie Bobby Brown do padise bashkë-yllin e saj, David Harbour. Sezoni i ri do të përfundojë në dhjetor 2024 dhe pritet të dalë premierë në Netflix në fund të muajit.
Ndërkohë, sipas një raporti të ri nga Daily Mail, përpara se të fillonin xhirimet, Brown kishte mbushur “shumë faqe” me akuza kundër Harbour për ngacmim dhe bullizëm. Pasoi një hetim disamujor, por mbetet e panjohur se ku përfundoi.
Duhet sqaruar këtu se, sipas raportimeve, ngacmimi i dyshuar nuk ishte i natyrës seksuale. Ajo që është e sigurt është se aktorët patën një bashkëpunim të ngushtë në sheshxhirim, pasi Harbour luajti Jim Hopper, i cili ishte bërë një figurë atërore për personazhin e Brown, Eleven/Jane Hopper.
Është po aq e sigurt se zbulimi erdhi në një kohë tashmë të vështirë për aktorin, pasi albumi i ri nga ish-partnerja e tij, Lily Allen, i titulluar “West End Girl”, përshkruan marrëdhënien e tyre me ngjyrat më të errëta, megjithëse nuk sqarohet në tekstet e këngëve, ku mbaron e vërteta dhe fillon trillimi.
Personazhi i gruas që Allen krijon për këngët e saj të reja ndjek të gjithë procesin e një marrëdhënieje, me disa kthesa të pakëndshme. Albumi është një rrëfim që fillon me këngëtaren që bie në dashuri dhe shpërngulet në Nju Jork me dy vajzat e saj.
Megjithatë, gradualisht fillojnë problemet, me burrin e saj që zhduket për javë të tëra dhe me pranimin e saj me ngurrim të kushteve të një martese të hapur. “Ai kishte një marrëveshje, të ishte diskret dhe jo provokues/Të paguhej, me të huajt.”
Në njërën nga skenat më rrënqethëse të albumit, personazhi i Allen viziton një apartament ku ajo mendon se burri i saj po praktikon karate, vetëm për të zbuluar një dhomë të mbushur me lodra seksi dhe “një kuti këpucësh plot me letra nga gra të lënduara”.
Kur ajo më në fund vendos t’i japë fund lidhjes së tyre, ajo tronditet nga indiferenca e tij dhe e pyet veten vazhdimisht: “A nuk do të më lutesh të qëndroj?” Derisa vendos të vazhdojë jetën e saj me vetëdije ose, siç thotë në një varg: “Nuk do të mbushem me turpin tënd, ti më bëre të kaloj këtë.”
