Spalletti “shkund” Juven, ndryshime dhe risi që në start
“Pranvera nuk vjen me një lule”, kështu thotë një shprehje popullore, kështu është edhe rasti i Spalletit i cili në vetëm pak ditë në krye të Juves nuk mund të bënte dot mrekulli apo të ndryshonte rrënjësisht “Zonjën e Vjetër”, por disa gjëra i bëri ndryshe që në ndeshjen e tij të parë kundër Cremoneses. Sigurisht në letër përballë kishin një ekip që në 17 përballje nuk kishin humbur asnjë herë, por Cremonese e këtij sezoni është një ekip ndryshe, një surprizë në Serie A pasi nuk kishin humbur asnjë herë në shtëpi.
Spalletti doli me 3 pikë nga ky takim, ku për befasinë e të gjithëve e nisi me Koopmeiners si qendërmbrojtës. Në fakt, holandezi ka luajtur në fillimet e veta në atë pozicion, por kurrë në Serie A. Jo vetëm që ishte një risi, por dhe pozitive, me Koopmieners që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
Pozitive ishte edhe paraqitja e dyshes së sulmit Vlahovic-Openda, më prezent në skemat e Spallettit. I zhdukur prej kohësh, më në fund edhe Kostic u rikthye si protagonist duke realizuar një gol shumë të bukur.
Të gjitha këto ishin detaje pozitive, ndërsa vetë Spallerti shpreson që të vijojë ecurinë pozitive, të bëj më mirë se sa në stolin e Italisë: “Kjo fitore na bën mirë për të punuar me qetësi, duhet të rritemi me shpejtësi. Shpresoj që tek Juventus të dalin mirë ato gjëra që nuk bëra dot në përfaqësuese”, u shpreh Spalletti.
()
