Tue, Nov 4, 2025

Champions, Simeone: Kujdes ndaj Royale Union, janë ekip i fortë

  • PublishedNovember 4, 2025

Tekniku i Atleticos, Diego Simeone vlerësoi belgët e Royale Union, para ndeshjes në Champions League.

“Kundërshtari ndërroi trajner tre javë më parë, ata mundën PSV-në dhe luajtën shumë mirë kundër Interit. Ata kanë shpejtësi në sulm.

Ne kemi nevojë për pikë për shkak të pozicionit tonë në Champions dhe kjo krijon përkushtimin që duhet të demonstrojmë.

“Gjëja më e rëndësishme është të fitosh. “Ndihem mirënjohës dhe i lumtur në klub dhe me lojtarët”, – tha ai.