Cher tregon sekretin e dashurisë përkundër diferencës së madhe të moshës: Ai më thotë…
Legjenda e muzikës pop, Cher, 79-vjeçare, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alexander “AE” Edwards, 39-vjeç, gjatë një interviste me Gayle King në emisionin CBS Mornings më 4 nëntor. Artistja nuk e konsideron diferencën prej 40 vitesh një problem.
“Çfarëdo që të thonë të tjerët… ata nuk jetojnë jetën time,” tha Cher. “Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne thjesht e kalojmë shumë mirë.” Ajo shtoi se Edwards nuk ka problem me moshën: “Ai thotë: ‘Ti plakesh, por shpirti yt mbetet i ri’.”
Përse funksionon marrëdhënia e tyre? Për Cher-in, është thjesht gëzim dhe dashuri: “Ne qeshim gjithë kohën. Unë thjesht e dua atë.” Ajo gjithashtu e përshkroi Edwards si “një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur”.
Përveç lidhjes romantike, Cher ka krijuar një marrëdhënie të ngrohtë me djalin 6-vjeçar të Edwards, Slash. “Unë kisha thënë: ‘Zot, më jep një fëmijë dhe një burrë’ dhe mora saktësisht atë që kërkova,” tha ajo duke qeshur.
Gjatë intervistës, Cher foli edhe për markën e saj të gelatos, Cherlato, duke zbuluar se disa shije krijohen direkt në kuzhinën e saj. “Po i shijoja të gjitha, nga njëra tek tjetra. Kemi rreth 10 shije çokollate dhe po vazhdojmë të punojmë mbi to,” shpjegoi ajo.
Artistja nënvizoi se nuk dëshiron të shfrytëzojë emrin e saj vetëm për të shitur produkte: “Njerëzit besojnë tek unë dhe unë nuk dua që kjo të ndryshojë,” deklaroi Burlesque star.
