Tue, Nov 4, 2025

Lamine Yamal dhe një njerkë pesë vjet më të madhe: Babai i tij, Mounir, njofton fejesën

  • PublishedNovember 4, 2025

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka shpallur lajmin e tij të ri në Instagram, duke njoftuar se ka propozuar për martesë partneren e tij, Khristina, e cila është 16 vjet më e re se ai. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Nasraoui shprehu emocionet e tij duke shtuar një zemër të zezë dhe një unazë fejese, duke konfirmuar kështu ngjarjen e rëndësishme në jetën e tij.

 

Mounir, i njohur për praninë e tij aktive në mediat sociale, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për përmbajtjet që ndan me ndjekësit, shpesh herë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt kritikëve të tij. Ai ka theksuar disa herë se jeton një jetë të lehtë dhe të suksesshme falë karrierës së të birit, i cili po shkëlqen si një nga talentet më të mëdha të futbollit spanjoll.

Lidhja e tij me Khristinën, një vajzë 23-vjeçare, u bë publike disa muaj më parë, dhe tani duket se janë gati të hedhin hapin tjetër të madh. Lajmi i fejesës ka shkaktuar një mori reagimesh të ndara. Disa e kanë uruar çiftin, duke thënë se janë të mrekullueshëm së bashku, ndërsa të tjerë kanë bërë komente tallëse, duke u shprehur për moshën e vogël të Khristinës dhe ndikimin që kjo mund të ketë për Lamine Yamal.

Megjithatë, shumica e komenteve janë pozitive, duke i uruar çiftit të ardhmen e lumtur.