Morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan brenda biznesit, Gjykata merr vendimin për 3 të akuzuarit
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 40 ditë” për të akuzuarit që morën peng Ilir Topçiun, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Devoll.
Pala mbrojtëse kërkoi masë më të lehtë sigurimi “arrest në shtëpi”, por nuk u pranua. Togat e zeza lanë në qeli Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun.
Ata akuzohen se pasi morën peng Ilir Topçiun, e dërguan në ambientet e një biznesi ku e dhunuan.
Ky i fundit ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr. Më pas, ai u mor me forcë nga tre personat.
Autorët dhe Ilir Topçiu raportohet se kanë qenë miq mes tyre. Në dëshminë para togave të zeza ata pranuan faktin që e kanë goditur.
Avokatët mbrojtës kërkuan të faktohet që është kryer vepra penale e “heqjes së paligjshme të lirisë” pasi këta të fundit pretendojnë që është “plagosje e lehtë”.
