Tue, Nov 4, 2025

Paralajmërimi i Berishës: Do të organizohen protesta të fuqishme! Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

  • PublishedNovember 4, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të organizohen protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, teksa e quajti kryeministrin “hajdutin kryesor”.

Se qesharakë nuk do të bëhemi ne”, shtoi Berisha, duke shtuar se protestat ndaj Ramës nuk do të ndalen, sipas tij, derisa shqiptarët t’i japin vendin që meriton.

Kryedemokrati theksoi se do të fillojë historia e dimrit të fortë për kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: “Do të organizohen protesta të fuqishme, por do të organizohen për hajdutin kryesor. Se qesharak nuk do të bëhemi ne.

Do të organizojmë protesta të fuqishme, dhe hajdutit, më të madh shqiptarit nuk do i ndahen kurrë derisa t’i japin vendin që meriton.

Fillon historia e dimrit me Edi Ramën, do ketë një dimër të fortë, do të ketë një dimër të fortë”.