“Të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës”- Bardhi: Në SPAK është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës, Rama del garant për qindra milionë euro!
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, ka bërë një reagim në rrjeitn e tij social Facebook përmes të cilit komenton dhe ironizon qendrimin e kryeministrit Edi Rama, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qevrisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkikaut të Tiranës dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë.
Kujtojmë se kreu i qeverisë në një postim në X, ironizoi duke u shprehur se “u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet”.
Rama tha se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar se Erion Veliaj s’mund të largohet veçse me zgjedhje, sipas Kryeministrit, mbajtja e kryebashkiakut në burg është në dëm të lirive e të drejtave të tij dhe të banorëve të Tiranës.
Rama u shpreh gjithashtu se Gjykata Kushtetuese, kur të gjykojë paraburgimin e Erion Veliajt duhet ta kthejë në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë.
Lidhur me reagimin e kryeministrit, Bardhi thekson se kreu i qeverisë duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës.
“Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman”, shkruan Bardhi.
Reagimi i Gazment Bardhit
Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman.
Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga qelia.
Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ”.
Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës.
Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!
