VIDEO/ Arsenali perfekt në Champions, Napoli vuan ndaj Frankfurt
Arsenali triumfon 0-3 ndaj Slavias së Pragës, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Sakas, i realizuar me penallti.
Në pjesën e dytë shkëlqeu Merino, i cili shënoi dy gola. Të besuarit e Artetës mbeten perfekt në Champions, duke koleksionuar fitoren e radhës.
Në sfidën tjetër, Napoli barazoi 0-0 ndaj Frankfurtit. Ekipi i Contes pati disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi por nuk ishte konkret para porte.
