VIDEO/ U fut nga stoli, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” me Legian dhe i heq fitoren nga “duart” Shehut & CO
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi, gjeti më në fund golin e parë me fanellën e Legias së Varshavës në elitën e futbollit polak. 27-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 65-të, në duelin ndaj Vidzev Lodz të Juljan Shehut, Gallapenit dhe Selahit.
Vendasit shënuan të parët me Bergier në minutën e 66-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 85-të, ishte pikërisht Krasniqi, ai që me golin e tij i hoqi nga “duart” fitoren skuadrës së shqiptarëve.
Kjo ishte ndeshja e tretë në kampionat me fanellën e Legias për Krasniqin, që u transferua në formë huazimi këtë sezon nga Sparta e Pragës.
