Wed, Nov 5, 2025

Berisha për Belinda Ballukun: Ka 20 dosje në SPAK! ! Tuneli i Llogarasë ka shkuar në 90 milionë euro! Unazën e Tiranës e ndau në 14 tendera

  • PublishedNovember 5, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukut se është e papërmbajtur në vjedhje, duke iu referuar aferës së Tunelit të Llogarasë, por edhe Unazën e Tiranës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se Belinda Balluku ka 18 apo 20 dosje në prokurorinë e Posaçme.

Berisha u shpreh se “vjedhjet ne Tunelin e Llogarase kane shkuar 90 milionë euro”.

“Lubia është masha e tij, instrumenti i tij, por do të mashtronim shqiptaret nëse do njihnim për përgjegjëse të parë, Lubinë dhe jo Edi ramën

Ka marrë kërcënime direkt nga Rama me telefonin e Ulsi Manjës kërcënime direkt, prokurori i cështjes duhet të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë.

Lubia ka 18-20 dosje në SPAK. Asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 km e ndau në 14 tendera. Çmendur korruptive, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i papërmbajtur në vjedhje”, tha Berisha.