Pse Meriton Mjekiqi mungoi në premierën e filmit “ADN”?
Pak ditë më parë, filmi “ADN” me regji të Rike Roçit dhe Erjola Doçit zhvilloi premierën e tij të parë në Tiranë. Mbrëmja u mirëprit nga publiku dhe u shoqërua me atmosferë të veçantë.
Ndërsa këtë të mërkurë filmi u shfaq edhe në Prishtinë, ku u organizua një tjetër event i posaçëm për të mirëpritur aktorët dhe publikun kosovar.
Mirëpo, një detaj ra menjëherë në sy.
Krahas Rikes, Erjolës dhe aktorit Azem Gagica, mungesa e Meriton Mjekiqit – një prej figurave më të dukshme të kastit të filmit – u vu re menjëherë. Meriton nuk ishte i pranishëm në tapetin e kuq dhe as në salla gjatë shfaqjes së filmit, gjë që ngjalli menjëherë pikëpyetje rreth arsyeve të mosprezencës së tij.
Më shumë se kaq, ai nuk ka ndarë asnjë postim apo reagim në rrjetet sociale në lidhje me premierën, ndryshe nga bashkëprotagonistët e tjerë që ndanë momente, fotografi dhe emocione nga ngjarja. Kjo ka shtuar edhe më shumë misterin rreth raportit të tij aktual me projektin.
Në rrjet kanë nisur spekulimet, ku disa ndjekës mendojnë se mungesa mund të lidhet me angazhime personale, të tjerë flasin për marrëdhënie të ftohura mes aktorëve, ndërsa pjesa tjetër pret një sqarim të drejtpërdrejtë nga vetë Meriton.
