Wed, Nov 5, 2025

Rama për idenë e Komisioneres Marta Kos për testimin e vendeve anëtare: E kam hedhur vetë më parë, duam të ulemi si të barabartë në tryezën e BE-së

  • PublishedNovember 5, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se idenë e komisioneres Marta Kos që shtetet anëtarë të vihen në provë, e përshëndeti, duke thënë se e ka hedhur vetë më parë.

Kreu i qeverisë u shpreh se në tryezë duan që të ulen si të barabartë dhe të kenë askes.

“Ne duam të ulemi në tryezë si të barabartë. Duam të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE nga pikëpamja e legjislacionit, etj. Ata duan të njëjtën gjë, por ata kanë një frikë, që duke qenë 27 dhe ka vështirësi në marrjen e vendimeve, sepse është një familje qe vendoset me konsensus. Imagjinoni sikur të bëhemi 31 apo 32 sa e vështirë mund të bëhet”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se “kjo është një arsye për të gjetur një rrugë të ndërmjet që është pozitive për dy palët. E rëndësishme është që ne të mos kemi veton dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë”.