Wed, Nov 5, 2025

Roma, Gasperini: Në Europë na duhen fitoret, skuadra ka cilësi

  • PublishedNovember 5, 2025

Trajneri i Romës, Gasperini doli në konferencë para ndeshjes së Europa League ndaj Rangers.

“Ekipi ka cilësi. Shumica e golave ​​shënohen brenda zonës, ashtu si edhe dhurohen asistet. Na mungojnë tre sulmues. Nuk është koha për të folur për këtë,  ky kompeticion ka rëndësi, duhet të marrim pikë.

Mungesa e tre lojtarëve në të njëjtin pozicion të vë në vështirësi. Duhet të fitojmë të paktën tre nga pesë ndeshjet e ardhshme. Ritmi në Evropë është i ndryshëm nga ai në Serie A”- tha ai.