Thu, Dec 25, 2025

U largua nga kuqezinjtë, Bajrami: Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar, ndeshja me Kosovën speciale

U largua nga kuqezinjtë, Bajrami: Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar, ndeshja me Kosovën speciale
  • PublishedNovember 5, 2025

Adrian Bajrami u largua nga Shqipëria për të përfaqësuar Zvicrën. Mbrojtësi i njohur, në një intervistë për “20min.ch”, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme.

“Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar. Jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend.

Ndeshja e Zvicrës ndaj Kosovës- Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash”- tha ai.