Abissnet Superiore/ Java e 11-të nis të premten, duele të forta dhe përballje mes kryesuesve të renditjes
Java e 11-të e “Abissnet Superiore” nis të premten, më 7 nëntor, me duelin e parë të javës, Bylis – Flamurtari, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, pas dakordësisë së arritur mes klubeve në fazën e parë të kampionatit. Ndeshja do të startojë në orën 17:00.
Të shtunën janë të programuara dy takime të tjera. Tirana – Vora do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa pasdite, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet superdueli Vllaznia – Dinamo City.
Një tjetër përballje shumë e fortë mes ekipeve kryesuese në renditje do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”, ku AF Elbasani do të sfidojë kampionët në fuqi të Egnatias, në orën 17:00.
Në të njëjtën orë, në “Niko Dovana”, do të zhvillohet ndeshja Teuta – Partizani.
Java 11
Bylis – Flamurtari 07.11.2025 17:00
Tirana – FK Vora 08.11.2025 14:00
Vllaznia – Dinamo City 08.11.2025 17:00
Teuta – Partizani 09.11.2025 17:00
AF Elbasani – Egnatia 09.11.2025 17:00
