Thu, Nov 6, 2025

Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

  • PublishedNovember 6, 2025

Atalanta gjen “shpëtim” në Champions, me ekipin e Gjimshitit që rikthehet te fitorja pas 6 ndeshje, këtë e bën sërish në Champions, këtë herë ndaj Marsejës në transfertë.

Me Gjimshitin titullar dhe Lookman nga minuta e parë, Atalanta kishte një “marsh” me shumë në këtë takim, ku pas vetëm 14 minutash fituan një 11-metërsh për faull në zonë. De Katelaere goditi në cep, por portieri Rulli bëri mrekullinë duke pritur një penallti fantastike. Vendasit u kundërpërgjigjën me Aubameyang, por goditja e sulmuesit nga Gaboni u përplas në traversë.

Atalanta shtoi presionin e zonë e Marsejës në fraksionin e dytë, por ishin dhe të pafat si në minutën e 68-të ku goli i Lookman u anulua për pozicion jashtë loje. Për të zgjidhur këtë takim mendoi Samardzic, me fantazistin që realizoi një gol fantastik në minutën e 90-të, një gol që i dhuroi fitoren Atalantës. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Atalanta renditet në vendin e 16-të. Berat Gjimshiti zhvilloi 90-minutësh thuajse perfekt, i vlerësuar nga disa mediat me notën 7,7.

Në një intervistë për Sky Sport, kapiteni kuqezi vlerësoi faktin që ekipi u rikthye të fitorja pas një periudhe të vështirë: “Duhej një fitore e tillë, na mungonte prej kohësh. Kemi luajtur mirë, jo vetëm në këtë sfidë, ekipi ka krijuar shumë, por në futboll ka edhe episode si penalltia e humbur. Kemi dhënë gjithnjë maksimumin, por sot ja dolëm të merrnim 3 pikët”, u shpreh Gjimshiti për Sky Sport.

()