“Balluku e hodhi firmën e fundit!”- Klevis Balliu: Evis Berberin e keni në burg! Administrata juaj është kriminale, jo evropiane
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe administratës publike gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa e ka cilësuar si “organizatë kriminale” dhe jo administratë evropiane.
Deputeti përmendi arrestimin e inspektoreve të IMT-së, rastin e drejtorit të OST-së, i cili sipas tij “u kap me 40 milionë euro kokainë”, si dhe ish kreun e ARRSH, Evis Berberi.
“Të quash këtë administratë evropiane, më vjen keq, por duhet të jetësh i çmendur. Një administratë që vetëm ditën djeshme 5 inspektor të IMT-së u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim. Këta janë organizatë kriminale jo administratë publike. Si e quani ju këtë administratë publike. Drejtorin e OST-së e kapën me 40 milion euro kokainë. Evis Berberin e keni në burg, skemat 5D, 5B, që i keni shpikur ju, janë skema vjedhje të kësaj administratë”, deklaroi Balliu.
Më tej ai tha se ministrat nuk votojnë më, por ja kalojnë firmat drejtorëve dhe administratës, duke përmendur këtu Belinda Ballukun, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.
“Ministrat nuk firmosin më dhe Belinda nuk firmos më, e hodhi firmën e fundit atje. Firmat jua vini drejtorëve, administratës, futuni ju në burg për ne”, tha ai.
Klevis Balliu: Të quash këtë administratë evropiane, më vjen keq, por duhet të jetësh i çmendur. Një administratë që vetëm ditën djeshme 5 inspektor të IMT-së u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Këta janë organizatë kriminale jo administratë publike. Si e quani ju këtë administratë publike. Drejtorin e OST-së e kapën me 40 milion euro kokainë. Evis Berberin e keni në burg, skemat 5D, 5B, që i keni shpikur ju, janë skema vjedhje të kësaj administratë.
Se këto ministrat këtu nuk firmosin më dhe Belinda nuk firmos më, e hodhi firmën e fundit atje. Firmat jua vini drejtorëve, administratës, futuni ju në burg për ne. Dëgjova këtu ne kemi fituar, do fitojmë. Po keni fituar, por shqiptarët kanë fituar? Ju fitoni shqiptarët largohen për shkak të kësaj administratës…
Dërdëllisni se po rrisni pensionet, ndërkohë që i rrisni me 1 mijë lekë. Fitoret tuaja janë në kurriz të Shqipërisë. Drejtorët që keni vendosur ju kanë pasur një qëllim, të vjedhin për çdo gjë. 25 milionë euro kilometri në mes të Tiranës. Çfarë u ka zgjidhur kjo administratë shqiptarëve? Asgjë!
