Thu, Nov 6, 2025

Berisha ‘zbërthen’ mesazhet në dosjen ndaj zv.kryeministres: Tuneli i Llogarasë ka shkuar në 90 mln euro. Shumë shpejt para kryeministrisë

  • PublishedNovember 6, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se mesazhet e publikuara në dosjen hetimore që Belinda Balluku shkëmben me Evis Berberin tregojnë se ajo është në terror.

Nga jashtë Parlamentit, Berisha u shpreh se mesazhet tregojnë se Belinda Balluku flet me përçmim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati paralajmëroi protesta para kryeministrisë për aferën e tunelit të Llogarasë.

“I lexoni ato mesazhet e Lubi Ballukut, e kam quajtur unë Lubi dhe askush tjetër. Ato mesazhe tregojnë terror, një njeri në terror, një njeri që i kërkon vartësit shpejt, bëj këtë e bëj atë. Tregon terrorin shpirtëror që ka ndaj atij të cilit ajo i ve epitetin e merituar. Unë nuk e justifikoj, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo për të përmbushur atë si porosi. Nuk e shet veten njeriu sic e bën kjo, por janë porosi të prera të Edi Ramës. Tuneli i Llogarasë në tender është 50 mln, por në realitet është 90 mln euro. Ne do jemi te kryeministria për këtë. Të gjithë i vërsuleni Lubisë, por shikoni mesazhet, me cfarë përçmimi flet ajo për Ramën”, tha Berisha.

Deklarata jashte Parlamentit e Berishes

Absolutisht nuk është fare kundër.

Unë respektoj orientimin seksual të çdo njeriu.

Kjo nuk ka të bëjë fare.

Po kjo nuk do të thotë se unë të shpërbëj vlerat hyjnore të familjes.

Dhe këtu nuk është vetëm kombi amerikan që votoi kundër, por janë edhe 21 vende anëtare të BE që nuk ekziston ky ligj.

Është gjykata franceze, e imagjinoni, vendi i deklaratës së të drejtave të njeriut, dhe gjykata franceze e hodhi poshtë në vitin 2016 kërkesën për gjininë neutrale.

Çfarë do të thotë gjini neutrale?

Edi Rama i bën këto vetëm e vetëm për të mobilizuar lobim dhe mbështetje për krimin monstruoz të drogës që realizon dhe narkoshtetin që ndërton.

Edi Rama i bën këto për të mbuluar skandalet e mëdha, gjigante me vjedhjen e fondeve publike.

Ju i lexoni ato skandale të Lubi Ballukut.

Çfarë tregojnë ato mesazhe?

Unë nuk i justifikoj veprimet e saj me këtë, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo në detyrë për të përmbushur atë porosi.

Nuk e shet njeriu veten në atë mënyrë siç bën kjo.

Por e bën për shkak se janë porosi eprore të Edi Ramës.

Atje në tender janë 50 milionë, por janë 90 milionë në total.

Por ne do jemi te kryeministria për këtë.

Por e shoh se të gjithë i vërsuleni Lubisë.

Lexojeni mirë ato mesazhe, ju e shihni se me çfarë përçmimi flet ajo për Edi Ramën, por është e detyruar.

Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë.

Koha ka kaluar.

Ne do jemi sa më shpejt aty.