Thu, Nov 6, 2025

Champions Leeague/ Përfundon gjysma e rrugëtimit, 3 skuadra me pikë të plota, Juventus në rrezik

  • PublishedNovember 6, 2025

Me përfundimin e raundit të 4 të fazës së Ligës në Champions League, ka përfunduar edhe gjysma e rrugëtimit të këtij kompeticioni. Kështu janë 3 skuadrat që kanë mundur të mbyllin gjysmën e parë me pikë të plota 12: Bayern, Arsenal dhe Inter.

Bavarezët janë një makineri e pandalshme këtë sezon dhe kjo jo vetëm në Champions, aty ku të besuarit e Kompany kanë qenë perfekt, por në të gjitha kompeticionet, aty ku numërojnë plotë 16 fitore radhazi. Arsenal në krahun tjetër është padyshim skuadra që po bind më shumë këtë sezon. Armata e Artetës, duket se është në vitin e duhur për tu rikthyer tek trofetë. “Topçinjtë” janë skuadra e vetme që nuk kanë pësuar asnjë gol këtë sezon në Champios.

Interi i Christian Chivut ndërkohë vijon të jetë perfektë pas 4 ndeshjeve të para. Megjithatë zikaltrit kanë patur në favor edhe kalendarin, duke sfiduar ekipe të një niveli nën mesatar, ndaj sfidat e ardhshme kundër Liverpool, Arsenal, Atletico e Dortmund do të jenë testi i vërtetë për milanezët, për të treguar forcën e tyre.

5 skuadrat e tjera që kompletojnë grupin e 8 skuadrave të para janë:City, PSG,Newcastle,Real Madrid dhe  Liverpool, me skuadrat “big” që do të kenë si objektiv të sigurojnë kualifikimin direkt. Barcelona, Chelsea, Dortmund, Atletico apo edhe Napoli janë disa nga ekipet e rëndësishme, që për momentin ndodhen në zonën e “Play-Off” e do të kërkojnë të rrëmbejnë një nga 8 vendet e para në klasifikim.

Ndërkohë emri i madh që ndodhet për momentin në 12 skuadrat e fundit që janë të eleminuara është ai i Juventusit. Debutimi në Champions i bardhezinjve me Spallettin në krye nuk rezultoi i suksesshëm, pasi “Zonja e Vjetër” nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj Sportingut, ndaj do duhet shumë punë për Spallettin e stafin e tij për të kërkuar minimalisht pjesëmarrjen në play off.