Thu, Nov 6, 2025

Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen

  • PublishedNovember 6, 2025

Laert Vasili, një nga figurat më të komentuara pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, tashmë është bërë pjesë e panelit të opinionistëve në “Për’puthen”. Me stilin e tij të prerë dhe qëndrime, ai ka sjellë debat të menjëhershëm në studio, veçanërisht kur ka prekur temën e martesës dhe përgjegjësisë brenda saj.

Gjatë një diskutimi mes konkurrentëve, ku u fol për krijimin e lidhjeve të shpejta dhe prishjen po aq të shpejtë të tyre, Laerti ndërhyri duke theksuar se martesa nuk duhet parë thjesht si një hap romantik apo trend i moshës, por si një vendim me peshë.

Nëse burri është burrë, martesa nuk është me luajt. Nuk martohesh sot për t’u penduar nesër. Nuk më pëlqen ideja ‘po martohem, pastaj shohim’. Ku shkojmë kështu? Të lësh fëmijët, të gjesh një tjetër rrugëve… këto janë marrëzi. Martesa është e shenjtë dhe kërkon përgjegjësi.”

Deklarata e tij u prit me reagime të ndryshme. Një pjesë e panelit e mbështeti duke theksuar se sot lidhen shumë marrëdhënie të shpejta, pa baza dhe pa përkushtim. Ndërsa një pjesë tjetër argumentoi se të qëndrosh në një martesë vetëm “sepse duhet” mund të sjellë dëme më të mëdha emocionale për të dy partnerët.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mënyra e prerë e Laertit në mbrojtjen e vlerës së martesës. Ai theksoi se sipas tij, lidhjet dhe ndjenjat nuk janë thjesht çështje momentesh:

“Kur zgjidh partnerin e jetës, duhet ta dish pse. Duhet ta shohësh të ardhmen, jo vetëm të tashmen. Martesa nuk mbahet me dëshira të ditës. Mbahet me punë, përkushtim dhe respekt.”