“Ka vetëm dy gjini”- Aktivistë dhe përfaqësues fetare protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore
Aktivistë dhe përfaqësues fetare janë ngritur në protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore.
“Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, shkruhet në pankartat që mbajnë në duar.
“Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë”, tha Akil Pano.
“Nëse projekligji kalon jeni duke shkatërruar familjen, shoqërinë. Flasim për rrëmbimin e fëmijëve, të jetës”, shtoi ai.
Protestës para Parlamentit iu bashkuan për disa minuta edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të PD-së.
