Kleofina rrëfen për herë të parë historinë e njohjes me futbollistin Benjamin Pavard
Modelja dhe influencerja shqiptare Kleofina ka ndarë detaje nga jeta e saj private, gjatë intervistës në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Ajo ka folur hapur për fillimet e lidhjes së saj me futbollistin francez Benjamin Pavard, një histori që, siç tregon ajo, nuk ka qenë e lehtë për ta vendosur në dijeni familjen. Kleofina rrëfeu se për muaj të tërë kishte hezituar t’i tregonte babait të saj se ishte në një marrëdhënie me një lojtar të njohur ndërkombëtar.
“E kisha të pamundur ta imagjinoja veten përballë babait duke i thënë se po dilja me një francez,” – tregoi ajo.
Pikërisht për këtë arsye, rolin e “lajmëtarit” e mori vëllai i saj, i cili ishte i vetmi që e dinte fillimisht lidhjen.
Sipas saj, edhe pasi babai u informua, ai nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm.
“Ne ishim në pushime në Greqi kur vëllai ia tha babait. Ai u soll sikur nuk e kishte dëgjuar fare këtë lajm. E vazhdoi ditën krejt normalisht,”- kujtoi modelja.
Kleofina tregoi se pas disa muajsh marrëdhënia me Pavard ishte ende e qëndrueshme dhe serioze, çka bëri që familja të kthehej sërish te biseda e ndërlikuar.
“Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin. Vëllai im shkoi edhe një herë dhe ia tha babait, më qartë këtë herë,” – tha ajo.
Në vijim të rrëfimit, Kleofina zbuloi edhe një moment vendimtar që e ndryshoi krejt situatën.
“Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës vetëm për të takuar babain tim. Qëndroi tre ditë atje duke pritur, sepse babai im nuk pranonte të dilte ta takonte,”- tregoi modelja.
“Takimi përfundoi më mirë sesa e kisha imagjinuar,” – shtoi ajo.
