“Ngele komunist i pandreqshëm”- Balla i kthehet keq Berishës: Nuk bëhem pishman që të kallëzova për vjedhjen e kompleksit Partizani! Kemi dhe një çështje me ty, 21 janarin
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka replikuar ashpër me Sali Berishën në seancën e sotme të Kuvendit. Ky i fundit nxori sërish përgjimet nga dosja sipas tij Toyota Yaris.
Më tej Balla u shpreh se Berisha mbetet ende një komunist i pandreqshëm.
Balla i kujton kreut të PD-së se dikur shoqërohej me fëmijët e Enver Hoxhës.
Ndërkohë shton se nuk bëhet pishman që e ka kallëzuar Berishën në SPAK për vjedhjen sipas tij të kompleksit Partizani.
Taulant Balla: Ndërsa na duhet të diskutojmë raportin e veprimtarisë për autoritetin e dosjeve të ish sigurimit të shtetit, do më duhet që të përdor kohën edhe për një replikë ndaj dikujt me të cilin më është dashur të përballem shumë shpejt në këto 21 vite Kuvend. Kujtoj këtu një koleg deputet të PS që më përballjen në shtator 2005 me individin më tha Taulant nuk ja vlen të përballesh me të sepse është i paskrupullt dhe të sulmon me shumë të pavërteta të cilat dashur pa dashur të bëjnë pis.
Kolegu erdhi dhe u bë aleat i zotërisë. Dhe atij kolegu im i thoshte ti je bandit, kriminel ,hajdut, ti ke vjedhur floririn ke bërë këtë atë. Po ka qenë Ilir Meta. Me Metën kam qenë koleg. Çfarë nuk i tha, gjithë të zezat. Pastaj historia flet vetë kur u bën aleat. Dhe i them atëherë Ilirit këtu, e kam ndarë mendjen që gjërat duhen thënë përballë. Ti ngele komunist i pandreqshëm saqë gjithë jetën vjen këtu tha ky tha ai, ky i tha asaj.
Gjithë jetën kështu dhe i çove kolegët i hoqe nga spitali, i internove, zure vend. Lëri dënglat. Të hipje në varkën e djalit të Enver Hoxhës nuk hipën kushdo. Të shkosh në ditëlindjen e Enver Hoxhës nuk shkon kushdo. Nuk bëhem pishman që të kam kallëzuar për vjedhjen e kompleksit Partizani. 100 herë po të kthehem. Jam ky që jam. Kam shumë krenar për familjen time, prindërit e mi. Jam krenar për zonën time. Shkoj e vij. Jo si ti që shkon me autoblindë në Tropojë. Kemi një çështje me ty që presim zbardhjen e vrasjes shtetërore të 21 janarit. Nuk bëhem pishman.
