VIDEO/ Asani në versionin e “kamarierit”, dhuron asist në Champions
Esteghal barazoi 1-1 ndaj Al Wehdat në Champions të Azisë. Për skuadrën iraniane të Esteghlal, protagonist ishte sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, i cili dhuroi asist te goli i vetëm i skuadrës.
Në minutën e 38-të, një krosim i Asanit u shfrytëzua në maksimum nga Ahmadi, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Jasir Asani tregon se është në formë, në prag të ndeshjeve Kualifikuese të Botërorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
