Shehu protagonist, mesfushori i kombëtares dhuron asist me Widzew Lodz
Julian Shehu protagonist. Mesfushori i kombëtares ka dhuruar asist në Poloni me Widzew Lodz, në ndeshjen e kampionatit ndaj Lechia Gdnask.
27-vjeçari Shehu ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola. Ky i sotmi, ishte asisti i 3-të në këtë sezon për të.
Shehu tregon se është në formë mjaft të mirë, në prag të ndeshjeve kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë.
