Sat, Nov 8, 2025

“The Rock” tregon si e publikoi lajmin për vdekjen e Bin Ladenit para presidentit Obama

  • PublishedNovember 8, 2025

Dwayne “The Rock” Johnson ka rrëfyer se si ai ishte i pari që publikoi lajmin për vdekjen e Osama bin Ladenit në maj të vitit 2011, shumë përpara se ta bëntë të ditur presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama. Në një intervistë të fundit për podcastin Awards Chatter të The Hollywood Reporter, aktori dhe ish-mundësi profesionist ka treguar se lajmi iu bë i ditur nga një “burim shumë i besueshëm” ndërsa ai po përgatitej për të festuar ditëlindjen në dhomën e hotelit.

Sipas Johnson, informacioni për vdekjen e liderit të al-Kaidës erdhi nga lidhjet e tij me forcat speciale amerikane, përfshirë SEAL Team Six, ekipi që kreu operacionin kundër Bin Ladenit. Menjëherë pas marrjes së lajmit, ai e shpërndau në Twitter me postimin: “Sapo mora një lajm që do të trondisë botën. Toka e të lirëve… shtëpia e trimave. JASHTËZAKONISHT KRENAR QË JAM AMERIKAN”.

Ndërkohë që postimi i tij mori shpejt vëmendje botërore, konfirmimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë erdhi vetëm disa minuta më vonë. Johnson shpjegoi se ai nuk kishte qëllim të dilte para presidentit Obama, por ishte thjesht një rastësi që ai kishte marrë informacionin disa minuta përpara se presidenti të mbante fjalimin e tij.

Ky moment vetëm sa përforcoi imazhin e Johnson si një njeri me lidhje të forta në qarqet më të larta të politikës dhe ushtrisë amerikane.