Mon, Nov 10, 2025

Gazetari Elton Tozaj paditet nga Klea dhe Elgiti?

  • PublishedNovember 10, 2025

Pas dy ditësh diskutimesh në portale dhe rrjete sociale, gazetari Elton Tozaj ka reaguar publikisht lidhur me lajmet se ai ishte thirrur në gjykatë nga një çift i njohur i showbizit. Spekulimet nisën pasi Tozaj kishte bërë më herët një postim ku aludohej për ndarjen e një çifti të famshëm, duke iu referuar gjerësisht Klea Hutës dhe Elgit Doda, për të cilët prej javësh qarkullojnë zëra për krizë në marrëdhënie. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, gazetari përmendi edhe dyshimet se shkak i prishjes mund të ishte një lidhje e re që Elgiti dyshohej se kishte nisur me një vajzë nga Lushnja.

Përballë qarkullimit të shpejtë të këtyre pretendimeve, gazetari reagoi përmes një InstaStory, ku hodhi poshtë kategorikisht çdo aludim për padi apo thirrje zyrtare.

“Qarkullon një lajm që medemek më kanë hedhur në gjyq një çift që s’e dimë as a janë a s’janë çift! Jo vetëm që s’është e vërtetë, por ajo çfarë kam thënë në storyn tim është: Fjalët për ju s’i shpikim ne, por janë miqtë dhe kolegët tuaj që i japin si info. Kaq e thjeshtë!”

Me këtë deklaratë, Tozaj mohoi çdo përfshirje në procedura gjyqësore dhe theksoi se informacionet që ai publikon vijnë nga rrethe pranë personazheve publikë.

Deri në këtë moment, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk kanë bërë ende një reagim të drejtpërdrejtë mbi situatën.