Mon, Nov 10, 2025

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Historia e re në jetën e Unikkatil

  • PublishedNovember 10, 2025

Një nga figurat më të rezervuara të skenës shqiptare, Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik Unikkatil, së fundmi është në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, një territor që për vite me radhë ka mbetur i paarritshëm për publikun dhe mediat. Sipas burimeve, reperi legjendar dhe bashkëshortja e tij Valbona i kanë dhënë fund martesës.

Ndarja nuk ka qenë pjesë e thashethemeve publike dhe është mbajtur larg syve të mediave, duke u ditur vetëm nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish. Informacioni tashmë po konfirmohet nga burime që theksojnë se çifti është ndarë prej kohësh.

Megjithatë, zhvillimet nuk ndalen aty. Sipas burimeve ekskluzive për Prive By LS, artisti është futur në një kapitull të ri të jetës së tij dhe prej disa kohësh është në një lidhje të re. Po ashtu thuhet se lidhja nuk është e përkohshme, por ka marrë një drejtim serioz.

Edhe pse i njohur për privatësinë e theksuar dhe mospërfshirjen në ekspozim mediatik, duket se Unikkatil ka reflektuar në mënyrë të tërthortë lumturinë e tij të re. Së fundmi, në biografinë e tij në Instagram është shtuar shkronja “J” e shoqëruar me një zemër, detaj që ka ngjallur menjëherë reagime dhe interpretime nga fansat.

 

Rritet kurioziteti nëse ky kapitull i ri do të sjellë më shumë hapje nga ana e reperit, por për momentin, gjithë vëmendja është te shkronja “J” dhe kuptimi që ajo mban.